Schalke nis bisedimet me Raul për kontratën e re
![Schalke nis bisedimet me Raul për kontratën e re](http://ekonomia.info/repository/images/main/Raul_Albiol_-_0.jpg)
Berlin, 27 janar - Schalke bëri zyrtarisht të ditur se ka nisur bisedimet me sulmuesin spanjoll, Raul, në lidhje me kontratën e re.
Drejtori Sportiv i klubit, Horst Heldt tha se u takua fillimisht me përfaqësuesin e lojtarit, Gines Carvajal.
Po, pata një bashkëbisedim të këndshëm, tha Heldt për gazetën Bild, duke shtuar se në takim u shkëmbyen ide për vazhdimin e bashkëpunimit mes klubit dhe Raul.
Më herët është raportuar se Raul mund të largohet nga Schalke në fund të sezonit kur ti skadojë kontrata, sepse klubi nuk është në gjendje të vazhdojë të plotësojë kërkesat për pagën e tij.