Schalke kundër Drogba-s
Munich, 22 shkurt - Rikthimi në Europë nuk ka qenë më i miri i mundshëm për Drogba. As nuk ka shënuar gol dhe as nuk ka fituar me ekipin e tij të ri.
Mbi të ardhmen në Champions League të Didier Drogba dhe Galatasaray, mund të futen gjermanët e Schalkes, gjë që mund të ketë një peshë të rëndë kundër tyre.
Ekipi nga Gelsenkirchen ka shprehur, përmes një deklarate zyrtare, dëshirën për të studiuar mundësinë e një apelimi kundër aktivizimit të sulmuesit nga Bregu i Fildishtë në ndeshjen e mesjavës për Ligën e Kampionëve.
Dëshira e gjermanëve është për të hedhur dritë mbi transferimin e tij të fundit, dhe për më tepër për aktivizimin e tij në ndeshjen e përfunduar 1-1 në Turqi.
Ajo që nuk është e qartë për drejtuesit e klubit Royal Blues është nëse i lejohej Drogbasë të zbriste në fushë, në kompeticionin më të rëndësishëm europian.
Kemi dyshime mbi ligjshmërinë e lejes për të luajtur, dhënë Drogbasë, - lexohet në komunikatën zyrtare. - Avokatët tanë po kërkojnë të hedhin dritë mbi këtë çështje.
Për këtë motiv, nuk mund të përjashtohet një ankesë e tyre, përpara ndeshjes së kthimit në Gjermani. Drogba është rikthyer në Europë, pas një eksperience të shkurtër në Kinë, duke u huazuar te Galatasaray për 18 muaj.