Schalke interesohet për Robinjo-Huntelar-Guiza
Munchen, 11 gusht - Schalke është e interesuar që të transferojë në Gelsenkirchen sulmuesin e Fenerbahces, Dani Guiza, njofton e përditshmja turke Hurriyet.
Gjatë gjithë verës, gjermanët kanë kërkuar zëvëndësuesin e përshtatshëm për Kevin Kuranyin.
Pasi u është refuzuar oferta për Guillaume Hoarau, Mbretërit e Kaltër thuhet të jenë kthyer në drejtim të Dani Guiza, i cili do të mund të transferohej për 8 milionë euro.
29 vjeçari ka shënuar 34 gola në 93 paraqitje që prej se iu bashkua Fenerbahces dhe së fundmi ka qenë i lidhur me një kalim te Blackburn Rovers dhe Rubin Kazani.
Por në Gelsenkirshen ka lindur edhe një tjetër ide e çmendur ajo që mund të sjellë Robinjon te Shalke 04.
Të paktën kështu bën të ditur gjermania Kiker sipas së cilës klubi nënkampion i gjermanisë është i gatshëm ti ofrojë sulmuesit brazilian një tjetër mundësi për të treguar vlerat në Europë.
Alternativa për fantazisitin e Manchester Cityt që është në formë huazimi te Santosi dhe do të rikthehet në Angli mund të jetë Holandezi i Milanit Jan Klasd Huntelar në rastin nëse MIlani do ta linte atë të lirë.
Pra Shalke po mendon për një emër të madh në sulm në mënyrë që ta bashkojë me legjenden spanjolle Raul për të formuar një sulm ëndrrash. Se kush do të jetë mes Robinjos -Guizaz dhe Huntelar kjo mbetet për tu vërtetuar.