01 Maj 2024

Schalke bën ofertë për Huntelaar

Bon, 26 gusht - Schalke ka bërë ofertë te Milani për të marrë shërbimet e sulmuesit Klaas-Jan Huntelaar.

\"Sky Italia\" bën të ditur se klubi gjerman është duke pritur përgjigje për Huntelaar, i cili do të luante krahas ish-bashkëlojtarit të tij te Real Madridi, Raul, nëse pranon ofertën e Schalkes.

Huntelaar për momentin thotë se dëshiron të mbetet me kuqezinjtë, por diçka duhet të ndryshojë nëse Zlatan Ibrahimovic arrin këtë javë nga Barcelona.

 

Po ashtu nëse arrin Ibrahimovic, flitet edhe për një largim të Marco Borriello.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)