11 Janar 2025

Sandro Rosell akuzohet për përfitime ilegale

Barcelonë, 13 mars - Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, është denoncuar në Brazil me akuzën e përfitimeve ilegale nëpërmjet një kontratë të falsifikuar për të organizuar një miqësore të kombëtares së futbollit të Brazilit.

Sipas “Folha de Sao Paulo”, Rosell ka përfituar 9 milion real (rreth 3.5 milion euro) nga paratë publike në Brazil. Nëse ai shpallet fajtor, mund të ndëshkohet deri me 8 vite burg, sipas legjislacionit brazilian.

“Folha” bën të ditur se Rosell ishte shefi i kompanisë “Ailanto Marketing”, e cila u kontraktua pa një tender publik për organizmin e ndeshjes miqësore Brazil-Portugali të vitit 2008 në Brazilia. Qeveria e Distriktit Federal e financoi këtë ndeshje me investimin e 9 milion real. Sipas të njëjtës gazetë, pjesë e mashtrimit është edhe ish-guvernatori, Hose Roberto Arruda.

Një vit më parë, e njëjta gazetë bëri të ditur se kompania “Ailanto Marketing” ka lidhje me Rikardo Teikseira, ish-presidentin e Federatës Braziliane të Futbollit që kishte përfituar ilegalisht shuma të mëdha nëpërmjet ryshfeteve.

Policia ka vërtetuar që tani se Teikseira ka përfituar një çek prej 275 mijë eurosh që i është dërguar nga një prej ortakëve të kësaj kompanie. Ndërsa tani ka dalë në skenë se Sandro Rosell i ka dërguar atij rreth 400 mijë euro në një llogari bankare që ish-presidenti i Federatës Braziliane ka të hapur në Spanjë.

I gjithë hetimi ka filluar pasi dokumenti që vërteton aftësinë e kompanisë “Ailanto Marketing” për organizimin e ndeshjeve të futbollit, të menaxhuar nga Sandro Rosell dhe ortakja e tij Vanesa Preht, është lëshuar nga “Bonus Sports Marketing”, një tjetër kompani e Sandro Rosell. Falsifikimi i këtij dokumenti është i qartë, pasi ai është lëshuar vetëm 7 ditë para zhvillimit të ndeshjes, ndërsa përshkruan aktivitete të zhvilluara nga “Ailanto Marketing”, gjatë periudhës kur nuk ekzistonte ende si kompani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)