Sanchez nuk dëshiron të largohet nga Barcelona
Barcelonë, 20 prill - Alexis Sanchez nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona, edhe pse Manchester City, Juventus dhe Inter kanë shprehur interesim për të.
Sulmuesi kilian, ka thënë se ka një kontratë deri në vitin 2016 me katalanasit të cilën dëshiron ta respektojë.
Unë jam i qetë. I fokusuar në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, unë dua që të fitojë, e po ashtu ta respektoj kontratën time e cila skadon në vitin 2016, ka thënë Sanchez për La Vanguardia.
Kiliani theksoi se Barcelona mbi të gjitha të mëson të jesh njeri dhe më pas futbollist. Për Messin, sulmuesi tha se është një privilegj të luajë përkrah tij, pasi ai është më i miri në botë.