Sanchez lojtar i Interit
Manchester, 16 janar - Chelsea dhe Manchester United tani mund të konsiderohen të mposhtur për firmën e sulmuesit kilian të Udineses, Alexis Sanchez, pasi që mediat italiane thonë se është çështje orësh zyrtarizimi i tij si lojtar i Interit.
Il Corriere dello Sport njofton se Marco Branca do ta ketë rastin ideal që ta shfrytëzojë interesimin e gjigantëve anglezë për të transferuar asin nga Friulli, sidomos pas interesimit të hapur të shprehur nga Leonardo.
Udinese kërkon 25 milionë euro, por Interi tashmë është në hartim të planit përfundimtar për transferimin e Alexis Sanchez, në mënyrë që ai të luajë në fanellën zi-kaltër në javët në vijim.