Samuel përfshihet në skuadrën e plotë të Interit
Milano, 12 prill - Walter Samuel është kthyer në skuadrën e Interit pas pesë muajsh larg fushe, si pasojë e ndërhyrjes kirurgjike të cilës iu nënshtrua në ligamentin e gjurit të majtë.
Mbrojtësi argjentinas ka munguar që nga muaji nëntor, ndërsa është përfshirë në skuadrën e Leonardos prej 22 lojtarëve që do të udhëtojnë në Gelsenkirchen në misionin e pamundur për të kërkuar një vend në gjysmëfinale.
Skuadra e plotë e Interit:
Portierë: Julio Cesar, Luca Castellazzi, Paolo Orlandoni
Mbrojtës: Ivan Cordoba, Javier Zanetti, Lucio, Maicon, Andrea Ranocchia, Marco Materazzi, Walter Samuel, Yuto Nagatomo
Mesfushorë: Dejan Stankovic, Thiago Motta, Wesley Sneijder, Houssine Kharja, MacDonald Mariga, Esteban Cambiasso, Joel Obi, Philippe Coutinho
Sulmues: Samuel Eto'o, Diego Milito, Goran Pandev.