06 Janar 2025

Samuel Eto'o: Te Anzhi deri në 2015-ën

Johanesburg, 11 dhjetor - Asnjë lamtumirë nga Anzhi as në Janar e as në Qershor. Janë fjalët e Samuel Eto’o që siguron se do të qëndrojë gjatë në Rusi.

“Do të qëndrojë te Anzhi të paktën 3 vjet. Asgjë nuk më bind të lë klubin, vetëm nëse këmbët ose koka nuk do të jenë si tani, atëherë do të largohesha”.

Bomberi kamerunas shpjegon edhe arsyen përse u largua nga klube të mëdha si Barça e Interi për një skuadër të “dorës së dytë”: Doja të rigjeja kënaqësinë që përjetova te Mallorca, pasi kur fitorja bëhet e zakonshme humbet stimujt, dhe në Rusi unë kam gjetur stimujt për të fituar sërish trofe.

I pyetur se ku e shikon veten pas 10 vjetësh, Samuel Eto’o pohoi se ndoshta mund të jetë pronari i një klubi futbolli. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)