Sampdoria interesohet për Benitez

Romë, 27 qershor - Pronari i Sampdorias, Riccardo Garrone, ka pranuar se klubi i tij është i interesuar për angazhimin e Rafa Benitezit në postin e trajnerit.
Nën drejtimin e Giuseppe Iachinit, Sampdoria u kthye në Serie A, mirëpo drejtuesit e klubit janë në kërkim të një emri të njohur për sezonin e ri.
Benitez? Po e diskutojmë këtë çështje. Aktualisht jemi në një fazë ku gjithçka është në progres.
Ka një interesim edhe nga ana e tij. Megjithatë, nuk ka asgjë konkrete, ka thënë Garrone për Sky Sport Italia.