24 Dhjetor 2024

Sadiku mbetet jashtë përbërjes

Tiranë, 1 shtator - Armando Sadiku nuk ia del që të jetë në formacionin titullar të kombëtares përsa i përket ndeshjes me Lihtenshtejnin, që do të zhvillohet ditën e shtunë.

Sulmesi elbasanas duket se nuk e ka marrë plotësisht veten nga problemi shëndetësor dhe trajneri Panucci vendosi të mos e rrezikojë, duke e lënë atë jashtë 11-shes. Tekniku 44-vjeçar preferoi që ta zëvendësoje Sadikun në repartin e sulmit me Azdren Llullakun, i cili do të mbëshetet nga Eros Grezda dhe Odise Roshi.

Përsa i përket reparteve të tjera, në portë rikthehet Etrit Berisha, i cili e përfundoi dënimin e tij prej 3 ndeshjesh pezullim. Ndërsa në mbrojtje Agolli do të jetë në krahun e majtë e Hysaj si gjithnjë në të djathtin. Në qendër të mbrojtjes këtë radhë përkrah Mavrajt do të jetë Ajeti, i cili ka fituar duelin me Gjimshitin.

Të reja do të ketë edhe reparti i mesfushës, me Amir Abrashin që fitoi të drejtën në çastet e fundit për të qenë përkrah Bashës dhe Memushajt, me këtë të fundit që fitoi pikë ndjeshëm kundrejt Burim Kukelit.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Lihtenshtejnit do të luhet në “Elbasan Arena”, ndërkohë që në 5 shtator kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Strumicës për të zhvilluar sfidën me Maqedoninë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)