26 Dhjetor 2024

Rusisë i ndalohet pjesëmarrja në Lojërat Paralimpike të Rios

Rio de Zhanerio, 23 gusht - Rusia është përjashtuar nga pjesëmarrja në Lojërat Paralimpike që do të mbahen në Rio muajin e ardhshëm, pasi shteti rus ka humbur apelin për shkak vendim të mërhershëm për ndalim të tërësishëm të ekipit rus që të marrë pjesë në këto lojëra.

Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka thënë sot se Komitetit Ndërkombëtar Paralimpik (IPC) ka ndaluar pjesëmarrjen në këto lojëra të gjithë ekipit Paralimpik të Rusisë.

“Paneli i CAS, që ka qenë përgjegjës për këtë çështje ka gjetur se IPC nuk ka shkelur asnjë rregull procedural kur ka marrë vendim për suspendimin e Komitetit Paralimpik të Rusisë, dhe se vendimi për moslejmin të ekipit rus është marrë në përputhje me rregullat e IPC”, thuhet në deklaratën e Gjykatës së Arbitrazhit për Sport.

Në deklaratë po ashtu thuhet se në apelin e bërë nga Rusia “nuk ka pasur asnjë provë e cila do të hidhte poshtë vendimin mbi të cilin është mbështetur IPC”.

IPC ka thënë se provat e paraqitura nga Agjencia Botërore Anti-Doping, kanë treguar se Rusia ka dështuar që t’iu përmbahet rregullave ndërkombëtare të anti-dopingut.

Rusia, ndërkaq, ka fajësuar se vendimi i IPC-së ka prapavijë politike.

Lojërat Paralimpike do të mbahen në Rio de Janeiro nga 7 deri më 18 shtator.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)