Rusia apelon vendimin për ndalimin e sportistëve të saj
Gjenevë, 1 shtator - Një gjykatë federale në Zvicër do të vendosë këtë javë nëse Rusia do të lejohet të konkurrojë në Paralimpiadën e Rios.
Rusia ka apeluar vendimin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar që ndalon sportistët e saj të marrin pjesë në këto Lojëra.
Rusia e ka çuar çështjen në gjykatën zvicerane pas humbjes së apelit në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë javën e kaluar.
Ndërkohë, tre olimpistë rusë, që të gjithë medalistë, janë dënuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për dështimin në testet antidoping në Lojërat Olimpike të Pekinit 2008.
Edhe tre sportistë nga Moldavia, Armenia dhe Azerbajxhani janë dënuar gjithashtu.