Rusët mbesin pa Evropianin 2016
Varrshavë, 14 qershor - Për shkak të sjelljes së tifozëve në ndeshjen kundër Çekisë para gjashtë ditëve, Unioni Evropian i Futbollit (UEFA) ka dënuar sot kombëtaren ruse ma marrjen me kusht të gjashtë pikëve në kualifikimet për kampionatin e ardhshëm evropian të futbollit më 2016, kurse dënimi do të aktivizohet nëse në katër vjetët e ardhshëm tifozët rusë shkaktojnë edhe ndonjë incident të ngjashëm.
Pos marrjes me kusht të pikëve për kualifikimet e ardhshme, Komisioni disiplinor i UEFA-s ka gjobitur federatën ruse edhe me 120 mijë euro.
Gjatë ndeshjes me Çekinë, tifozët rusë disa herë kanë sulmuar kujdestarët në stadiumin në Vrocllav, kanë hedhur raketa e petarda në fushë dhe kanë bartur transparente të ndaluara.
Federata ruse e futbollit ka të drejtë ankese ndaj vendimit të sotëm të UEFA-s.