Rrogat e futbollistëve të Premier Ligës arrijnë në 1.6 miliardë funte
Londër, 1 qershor - Gjatë sezonit 2010-11, rrogat e futbollistëve të Premierligës kanë arritur në 1.6 miliardë funte, shifra më e lartë e shënuar ndonjëherë, ka njoftuar kompania Deloitte në raportin e saj vjetor të financave në futboll.
Një numër i konsiderueshëm klubesh, përfshirë Manchester Cityn dhe Chelsean përballen me sfidë të vështirë për respektimin e rregullave të fair-playt financiar të UEFA-së.
Rrogat e futbollistëve të Premerligës kanë arritur në shkallën më të lartë të gjitha kohërave, një trend brengosës për klubet që duhet të respektojnë rregullat e fair-playt financiar të UEFA-së.
Vlerësimi më i ri vjetor i financave në futboll nga kompania analiste Deloitte tregoi rritje të rrogave te futbollistët në Angli.
Shpenzimet e përgjithshme në rroga janë ngritur për 201 milionë funte më 2010-11 deri në gati 1.6 miliardë funte, 14 për qind rritje, kurse të hyrat janë shtuar për 12 për qind në 2.27 miliardë funte.
Kjo, si rezultat i rritjes së të hyrave nga marrëveshjet e reja televizive, sidomos për transferim në shtetet e huaja. Alan Switzer, drejtor i sportit në grupin e biznesit në Deloitte, tha se kontrolli i rrogave është bazë e biznesit të mirë.
Nëse mesatarja e rrogave dhe të hyrave është 70 për qind më e lartë është shumë e vështirë të shënoni përfitim. Ne mendojmë se është shumë e lartë për një ligë dhe klubet andaj duhet të kthehen prapa në 60 për qind. Çdo 1 për qind që bie duhet të shtojë përfitimet ne qarkullim deri në 20-25 milionë funte, tha Switzer.
Rrrogat në disa prej klubeve të mëdha të Premierligës janë rritur si rezultat i shtimit të hyrave nga aspekti komercial. Këtu përfshihen skuadrat si Manchester United, Liverpool dhe Manchester City.
Shifrat vlejnë për edicionin 2010-11 dhe janë të fundit para se UEFA të fillojë të marrë shënime për planin e saj të fair-playt financiar (FFP) ku të gjitha klubet duhet të kenë bilancin e barazuar.
Switzer tha se Manchester City dhe Chelsea përballen me sfida të mëdha të përmbushin rregullat e FFP-së. Chelsea dhe Manchester City janë klubet që kanë regjistruar humbjet më të mëdha andaj duhet të marrin masa. Një numër i konsideruar i klubeve rreth Evropës duhet të bëjë punë të madhe për të barazuar bilancin, u shpreh ai.
Raporti i Depitte nuk përfshin sezonin e fundit, por tregon efektin e tatimit prej 50 përqind që ka filluar të aplikohet. 92 klube të futbollit britanik kanë paguar gati 1.2 miliardë funte në taksa, 20 për qind më tepër.
Raporti po ashtu tregon se gati gjysma, e klubeve nga elita kanë pasur kufizime në të hyra në ditën e ndeshjeve duke reflektuar se tifozët kanë qenë të kujdesshëm rreth çmimeve më të larta të biletave.