Rrahman Ademaj dhe Liridona Rexhaj fitues të turneut Dita e pavarësisë
Vushtrri, 19 shkurt - Të shtunën, në palestrën e sporteve Jeton Tërstena në Vushtrri, FPPK në bashkëpunim me kpp Vushtrria e në mbështetje nga DKRS i komunës së Vushtrrisë, organizoi turneun për nderë të 9 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, e që ishte edhe fillimi i aktiviteteve të FPPK-së për vitin 2017.
Në sallën e ftohët u krijua një atmosferë e ngrohët festive , ku të gjithë pjesëmarrësit dhanë maksimumin e tyre për të arritur suksese sa më të mira.
Morën pjesë mbi 120 lojtarë dhe lojtare nga të gjitha klubet e Kosovës si dhe përfaqësues të Shqipërisë. U zhvilluan ndeshje interesante si në konkurrencën e meshkujve ashtu edhe të femrave. Fillimisht në fazën e grupeve e pastaj në skeletin kryesor.
Pas fazës së grupeve në skeletin kryesore dolën lojtaret më të mira nga Kosova dhe Shqipëria. Edhe kësaj radhe shkëlqeu lojtarja nga Shqipëria Liridona Rexhaj me stilin e saj mbrojtës, e që po tregohet mjaft efektiv ndaj lojtareve tona.
Ajo fillimisht në gjysmë finale ishte më e mirë se Hanife Zeqiri e pastaj edhe në ndeshjen Finale ndaj Nehare Janjevës. Në ndeshjen tjetër gjysmë finale patë një dramë sportive ndërmjet Linda Zeqirt dhe Nehare Janjevës, pas pesë setave më e mirë doli Nehare Janjeva.
Neharja tregoi lojë të mirë edhe në finale me Liridonën, por në fund u dashtë të pajtohet me vendin e dytë.
Në konkurrenca e meshkuj patëm më shumë pjesëmarrës të cilët u shpërndanë në grupe, e pastaj dy më të mirët nga 16 grupet ju bashkëngjitën 32 më të mirëve në skeletin kryesor, po ashtu vlen të përmendet se në këtë turne munguan vëllezërit Çitaku. Dashamirët e pingpongut patën mundësi të shohin shumë ndeshje atraktive.
Ndeshje të forta u shquan posaçërisht në pjesën e skeletit, ku në bazë të shortit kishim në raste ndeshje shumë të forta, vlen të përmenden ndeshjet, Fati Karabaxhakut kundër Orhan Kurteshit, Astriti Hasani kundër Blendon Lutës, Rrahman Ademaj kundër Kreshikut Mahmutit e Berkan Bajmakut, Milot Makolli kundër Ylli Malokut e Ylli Dragidellës, e shumë ndeshje të tjera të forta para gjysmëfinaleve.
Gjysmëfinalja e parë u zhvillua ndërmjet Besart Domanikut dhe Milot Makollit, të dy lojtarët treguan përkushtimin e tyre për një vend në finale, mirëpo Miloti ishte më i etur për fitore, duke fituar me 3:1
Gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Rrahman Ahemaj dhe Mentor Shabanit, i cili në të tetën e finales pati një duel të fort ndaj Astrit Hasanit, ishte ndeshje shumë e fortë, por Rrahmani fillimisht e shpërtoi një meç poen, e pastaj me goditje të forta dhe atraktive fitoi me me rezultat të ngushtë 3:2.
Ndeshja finale ishte ballafaqim ndërmjet dy lojtarëve të Elting Kosovës, që ishte një atraksion për shikuesit, edhe pse në fillim dukej si një fitore e lehtë e Rrahmanit, Miloti e detyroi që të meritonte fitoren, kështu që pas pesë setave nukampion i këtij turneu u shapll Rrahman Ademaj.
Fituesit e 3 vendeve, nikoqiri i shpërbleu me mirënjohje dhe medalje, kurse kampionët edhe me Kupa.
RENDITJA
FEMRAT:
1. Liridonda Rexhaj (Durres)
2. Nehare Janjeva (Prishtina)
3. Linda Zeqiri(Drita)
3. Hanife Zeqiri(Drita))
MESHKUJT
1. Rrahman Ademaj (Elting Kosova)
2. Milot Makolli (Elting Kosova)
3. Besart Domaniku (Prishtina)
3. Mentor Shabani (Ahmet Hoxha)
Aktiviteti i ardhshëm i fppk-së do të jenë garat ekipore në ligën e juniorëve dhe të seniorëve