Rossi qëndron në Villarreal
Romë, 8 gusht - Agjenti i Giuseppe Rossit thotë se sulmuesi italian do të mbajë fanellën e Villarrealit edhe në sezonin e ardhshëm.
Federico Pastorello beson se 23-vjeçari do të vazhdojë të qëndrojë në El Madrigal edhe sezonin e ardhshëm.
Giuseppe Rossi sipas gjasave do të mbetet te Villarreal. Ai ka edhe tre vite të mbetura nga marrëveshja e tij, edhe nëse propozime të rëndësishme nuk arrijnë, ka thënë Pastorello për Sky Italia.
Rossi së fundi është lidhur me një kalim te Fiorentina pasi sulmuesi Stevan Jovetic pësoi lëndim dhe do të mungojë gjatë pjesës më të madhe të sezonit.