Rossi akoma më pranë Juventusit

Torino, 14 korrik - Giuseppe Rossi është lojtar i ri i Juventusit. Sipas faqes italiane calciomercato.com, marrëveshja në mes të futbollistit dhe klubit të Juventusit është arritur.
Mbeten edhe disa detaje në mes të Juventusit dhe Villarrealit, por duket se në orët e ardhshme do të arrijë edhe zyrtarizimi.
Duket se pikërisht përfaqësuesi italian do të jetë përforcimi më i madh i Juventusit për këtë verë, pasi i ndoqi me kujdes vazhdimisht sulmuesit Aguero, Tevez e Sanchez.
Së bashku me Del Pieron, Matrin e Quagliarellën, Rossi do ta bëjë sulmin e Juventusit, të frikshëm.