Rosell: Kontrata e re e Guardiolës është gati
Barcelonë, 15 nëntor - Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell ka thënë se kontrata e re e trajnerit aktual të klubit, Pep Guardiolës është e gatshme.
Ne jemi duke bërë gjithçka që është e mundur që ai të vazhdoj të qëndrojë këtu.
Për të dyertë e zyrës tonë janë çdo herë të hapura dhe ai mund të nënshkruajë kontratën e re kurdo që dëshiron.
Ai mund të zgjedhë të nënshkrujë për një vit, dy vite, tre vite apo katër vite, ose nëse dëshiron ai mund të nënshkruaj për një vit me opsion të vitit tjetër apo të dy viteve tjera.
Kontrata është e gatshme për të dhe unë shpresoj që ai do të thotë PO, tha Rosell.