Rosell dhe Galliani diskutojnë për transferimin e Silvas
Barcelonë, 12 qershor - Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, pritet të takohet këtë javë me zëvendëspresidentin e Milanit, Adriano Galliani, për të diskutuar transferimin e Thiago Silvas.
Mediaset shkruan se Milani pritet të shtyhet në pazarllëk me Barcën, pasi së fundi refuzoi një ofertë në vlerën e 40 milionë eurove nga PSG për brazilianin.
Barca nuk ka para të gatshme për ta mbuluar këtë çmim, por do të shpresojë që Milani të ulë kërkesat.
Dyshja e mesfushës Thiago Alcantara dhe Seydou Keita janë përmendur si opsione për tu përfshirë në ofertë, por gjithçka do të varet nga çmimi që Barcelona është e gatshme ta ofrojë për Thiago Silvan.