Rosell: Barcelonës po i vjen fundi
Barcelonë, 25 shkurt - Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, i ka paralajmëruar tifozët se ciklit të tyre mund ti ketë ardhur fundi.
Ata thonë se funksionon në cikle trevjeçare. Ne kemi pasur një dominim katërvjeçar dhe i pesti është i qartë si kristal. Do të shohim, por duket mirë. Tashmë ne e kemi thyer ciklin e tre viteve me këtë ekip.
Ndonjëherë sigurisht se do të ketë rënie, dhe misioni i klubit atë herë do të jetë më i ulët, ka thënë Rosell.