Rooney vesh fanellën me shqiponjën dykrenare
Londër, 3 janar - Një konkurs që sulmuesi i Mançester Junajtid e organizon çdo vit me televizionin SKY. Shpresim Vulaj, që aktivizohet në ligën gjysmëprofesioniste në Angli, arriti deri në finale të këtij konkursi, duke u renditur përfundimisht i treti.
I riu Vulaj, 19 vjeç, i veshur me një bluzë të kuqe dhe shqiponjë të zezë, është duartrokitur nga të pranishmit (mes tyre shumë shqiptarë) në finalen e zhvilluar në Mançester.
Miliona britanikë e ndoqën përmes SKY-t. Shkodrani Vulaj, i cili ka shpalosur një teknikë të lartë në gjuajtjen e topit, është renditur i treti, pasi është përpjekur të japë maksimumin gjatë një ushtrimi të vështirë.
Gjatë njërës prej ditëve kur po xhirohej programi, Uejni kishte ditëlindjen. Shpresimi i dhuroi një bluzë të kuqe me shqiponjë, të cilën e ai e pëlqeu. Ky moment është filmuar dhe transmetuar në puntatën e tretë ku Runi thotë më pëlqen.
Kjo është në shenjë mirënjohjeje për ndihmën dhe këshillat e tua gjatë këtij konkurrimi. Kur të mbaroj konkurrimin e sotëm, do ta firmos, - i ka thënë i riu shqiptar, duke bërë shaka. Sporti shqiptar ka siguruar fotografitë ku Runi mban në dorë flamurin kuqezi shqiptar, të cilin ia dhuroi 19-vjeçari Shpresim Vulaj.