29 Prill 2024

Rooney, United i ofron 35 milionë për 5 vjet

Londër, 17 korrik - Nëse Rooney do hyjë në historinë e futbollit anglez këtë nuk do ta bëjë për shkak të shkëlqimit me kombëtaren por për pagën që do marrë tek skuadra e Mancheser United.

Për t’i dhënë fund ofertave të merkatos, Alex Ferguson ka vendosur të nënshkruajë një kontratë të re 5 vjecare me 130 mijë stërlina në javë ose 35 milionë në total. Mesa duket, pas rikthimit nga Barbados, Wayne Rooney do hedhë firmën që kushton një mal me para. Para kësaj kontrate sulmuesi kishte edhe dy vjet të tjera ku përfiton 90 mijë stërlina në javë.

Me propozimin e ri ai kalon Rio Ferdinand që paguhet 120 mijë në javë. Nëse llogarisim këtu edhe 760 mijë stërlinat që lojtari përfiton falë të drejtave të imazhit, atëherë mund të thuhet me plot gojën se Rooney është një nga lojtarët më të paguar të planetit.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)