Rooney rrezikon të mos shkojë në Europian

Londër, 16 tetor - Fabio Capello është duke shqyrtuar mundësinë e lënies jashtë finaleve të Europianit të Waynen Rooneyt.
Për sulmuesin, i cili do të mungojë në 3 ndeshjet e grupit për shkak të pezullimit nga UEFA, pritet që federata ta çojë çështjen në Apel.
25-vjeçari u dënua pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen me Malin e Zi. Trajneri italian i Kombëtares ishullore nuk e ka pritur aspak mirë dënimin kapital të sulmuesit të tij kryesor, ndërsa ka nisur të ndërtojë skuadrën pa të.
Rooney shihet si sulmuesi kryesor dhe ndihma e vetme në repartin e sulmues tek ekipi Anglez dhe mungesa e tij do ti sillte shumë probleme ekipit të Capellos.