Rooney pranë riaftësimit
Manchester, 13 nëntor - Manchester United do ta mirëpresë së shpejti Wayne Rooneyn e kthyer nga SHBA-ja, me shpresë se forma e tij fizike është përmirësuar, me çrast dhe do të jetë i gatshëm për aksion.
Sulmuesi anglez javën e fundit ka qëndruar në selinë e Nike në Beaverton të SHBA-së për të punuar në formën fizike. Rooney ka pasur probleme me një lëndim në nyje këtë sezon, i cili ia pamundësoi paraqitjen për United që nga shtatori.
Rooney do të kthehet në Angli të shtunën, ndërsa do të kontrollohet nga stafi mjekësor i United të hënën. Për këtë arsye është pak e besueshme se asi anglez do të paraqitet në miqësoren e Anglisë ndaj Francës të mërkurën.