Rooney nuk është në shitje
Londer, 18 tetor - Klubi i futbollit Manchester United ka demantuar të dielën mbrëma pohimet e mediave se në afatin kalimtar dimëror do ta shesë sulmuesin Wayne Rooney.
Të gjitha pohimet e medieve janë marrëzira të pastra dhe të pakuptimta, theksohet në kumtesën e klubit të njohur anglez.
Mediat britanike ditëve të fundit kanë spekuluar për konfliktin e Rooney-it dhe trajnerit të skuadrës Aleks Ferguson.
Rooney nuk ka qenë në përbërjen e parë të ekipit në ndeshjen e djeshme kampionale kundër Uest Bromviq Albion, e cila përfundoi me barazim 2:2.
Futbollisti i njohur anglez në dy muajt e fundit ishte në qendër të vëmendjes për shkak të problemeve private takimeve me prostituta dhe stilin e lehtë të jetës.
Reprezentuesi i Anglisë për Manchester United ka luajtur nga vera e vitit 2004, ndërsa këtë sezon ka shënuar vetëm një gol në shtatë takime.