Rooney mungon në Botëror
Londër, 26 prill - Sezoni në Ligën Premier për të tashmë ka përfunduar, por sulmuesi kryesor anglez, Wayne Rooney, është në rrezik permanent që të mungojë dhe në Kampionatin Botëror.
Ky lëndim u paraqit në ndeshjen kundër Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve dhe u zgjerua më pas në takim ndaj Manchester Cityt.
Ndërsa, sipas Sunday Mirror, për shkak të këtij dëmtimi në ijë, Rooney do të mungojë sigurt në dy ndeshjet e mbetura të United në Ligën Premier, kurse është në dyshim paraqitja e tij në Botëror.
Wayne Rooney e lëndoi ijën të enjten. Ne ishim duke bërë ushtrime të thjeshta, kur ai e ndrydhi ijën. Ne e tërhoqëm nga stërvitja dhe tentuam, por nuk ishte e mjaftueshme që ai të kthehej. Do të shohim pas dy ose tre javësh, është deklarata e Ferguson për këtë dëmtim të Rooneyt.