Rooney kërkon largimin nga United

Manchester, 5 gusht - Wayne Rooney është i pakënaqur në Manchester United dhe kjo vërehet qartë. Madje, sipas medieve britanike, respektivisht tabloidit Daily Mirror, sulmuesi anglez do tua bëjë javën tjetër një kërkesë për largim Djajve të Kuq.
Tashmë është e qartë se Wayne ka vendosur ta lë Unitedin. Nuk ka të bëjë asgjë me menaxherin David Moyes. Thjesht e ndie se ka nevojë për një sfidë të re. Ai do ta bëjë zyrtarisht në klub javën tjetër kërkesën për largim përfundimtar, ka thënë një burim i afërt me futbollistin.
27 vjeçari i kishte shfaqur pakënaqësitë e tij edhe sezonin e kaluar, kur menaxheri Sir Alex Ferguson e vendoste në mes të fushës, ndërsa kishte ditur ta linte edhe në bankën e rezervistëve.
Për ish futbollistin e Evertonit, interesim ka shprehur Chelsea, e cila është e gatshme ti paguajë 40 milionë funte për përfaqësuesin anglez.