Rooney ikë nga United
Manchester, 27 gusht - Takimi kundër Fulhamit të shtunën do të mund të ishte ndeshja e fundit për futbollistin më të mirë të këtij klubi dhe të Anglisë, Wayne Rooney në fanellën e Manchester Unitedit, shkruan gazeta britanike Sun.
Ndonëse bëhet fjalë për një gazetë jo aq të besueshme, në Ishull po flitet me të madhe që ylli anglez mund të braktisë stadiumin Old Trafford deri në fund të muajit gusht.
Sulmuesi i fuqishëm dosido do të jetë jashtë fushave të gjelbra një muaj, shkaku i lëndimit të kofshës, por duket sikur problemet janë shumë më serioze. Sipas Sun, Alex Ferguson nuk është i kënaqur me motivimin dhe angazhimin në fushë të Rooneyt në fanellën e Unitedit.
Menaxheri Ferguson ishte i shumë i hidhëruar me sulmuesin e tij në takimin e parë me Evertonin dhe kjo ishte arsyeja që ai në takimin e së shtunës kundër Fulhamit nuk ishte në formacionin startues dhe flitet se Ferguson është i gatshëm tia tregojë derën e daljes nga klubi.
Nëse dikush nuk luan më me të njëjtin angazhim dhe dëshirë, dhe nëse e intereson ndonjë klub tjetër, unë jam i gatshëm ta ndihmoj dhe tia tregoj derën e daljes nga klubi, ka thënë Ferguson.
Është e njohur që nëse një lojtar e humb besimin e Fergusonit, për të karriera në Manchester United është e përfunduar, kështu që parashihen pesë ditë të nxehta në Old Trafford.