Rooney: E ardhmja ime është Manchester
Manchester, 25 nëntor - Wayne Rooney kthehet në drejtimin e sulmit të Manchester United pas dy muajsh mungesë.
Këtë mbrëmje, në ndeshjen e Champions League kundër Glasgow Rangers, anglezi po përpiqet që të rimarrë në dorë një skuadër që deri në majin e shkuar varej fortë nga ai dhe që kohët e fundit ia ka dalë pa të.
Faji është i bisedimeve për rinovimin e kontratës.
Dëgjova nga persona të ndryshëm që do të firmosja kontratën e re në mënyrë që klubi të fitonte më shumë duke më shitur, por janë të gjitha të pavërteta, është shprehur Rooney.
Firmosa për të qendruar këtu. E ardhmja ime është këtu në United, shtoi ai.