Ronaldo thyen rekordin
Madrid, 18 prill - Cristiano Ronaldo një prej yjeve më të pritur në botërorin Afrikë e Jugut 2010, ka treguar disa nga aftësitë e tij, në një event promovues për Kupën e Botës.
Portugezi i Real Madrid ka pranuar sfidën në Madrid për të thyer rekordin e mbajtur nga vetë ai, duke dribluar me topin në 24 metra hapësire, por këtë herë duke u krahasuar në video projector me veten.
Sigurisht që portugezi lehtësisht arriti të mundë kohën e tij të mëparshme.
Por për Ronaldon dhe Portugalinë sigurosht që avanetura në Botëror nuk do të jetë kaq e thjeshtë kur në Port Elizabeth në ndeshjet e Grupit G të ketë përballë Bregun e Fildishtë në 15 qershor.