Ronaldo: S'ka kush që mund të më mposhtë
Madrid, 3 nëntor - Portugjezi nuk e fsheh modestin e tij karakteristike. Cristiano Ronaldo ka qenë shënues i dy golave në ndeshjen kundër Herkulesit, por jo vetëm kaq, Ronaldo në katër ndeshjet e fundit ka shënuar gjithsej 10 gola.
Ai gjithsej ka shënuar 13 gola në 9 ndeshje të këtij sezoni. Këto gola e shtynë portugjezin që të deklarohet se nuk ka kush ti dalë përballë.
Jam në një formë fenomenale dhe në një status golashënues të shkëlqyeshëm. Jam shumë i lumtur që shënojë aq shumë gola me të cilat ekipi im fiton rregullisht. Për momentin nuk kam kundërshtarë të fortë. ka deklaruar.