Ronaldo paraqitet në gjykatë
Madrid, 31 korrik - Futbollisti, Cristiano Ronaldo, është paraqitur para gjykatës spanjolle, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për të zbuluar nese portugezi u ka ikuar taksave në vlerë të afro 15 milionë eurove.
Lojtari i ekipit Real Madrid i është përgjiur pyetjeve të gjykatëses, Monica Gomez për rreth 90 minta.
Seanca ishte e mbyllur për publikun.
32 vjecari ka përdorur hyrje të vecantë për t’iu shmangur interesimit të madh të gazetarëve.
Në qershor, prokurori i shtetit e akuzuar Ronaldon për shmangie të tatimit nga viti 2011- 2014.
Sipas prokurorit portugezi i ka deponuar mjetet në kompani jashtë Spanjës.
Akuzat nuk përfshijnë pagesat që i janë bërë nga Real Madridi.
Ronaldo i mohon këto akuza.