23 Dhjetor 2024

Ronaldo paguan gjobë 19 milionë euro

Madrid, 22 janar - Ylli portugez i futbollit Cristiano Ronaldo u dënua sot nga gjykata me një gjobë prej gati 19 milionë eurosh nën akuzat për mashtrim me taksat.

Masa e dënimit parashikon edhe 23 muaj burg me kusht. Për të shmangur vuajtjen e dënimit në burg, sulmuesi i Juventusit, ra dakort të pranojë fajësinë dhe të paguajë gjobën.

Ronaldo doli nga salla e gjyqit së bashku me të fejuarën e tij spanjolle Georgina Rodriguez, duke buzëqeshur dhe ndaluar për të hedhur autografe para se të largohej nga ndërtesa e gjykatës.

Sipas ligjit spanjoll, ata që dënohen për herë të parë dhe që masa e dënimit është më pak se dy vjet, mund të lihen të lirë me kusht, pa qënë nevoja të kryejnë dënimin në burg. Kërkesa e tij për të hyrë në ndërtesë jo nga dera kryesore, për shkaqe sigurie, nuk u pranua.

Në vitin 2017, ylli portugez i futbollit i kishte hedhur poshtë akuzat se me dijeni kishte krijuar një strukturë biznesi për të fshehur të ardhurat e fituara në Spanjë mes viteve 2011 dhe 2014 kur luante me Realin e Madridit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)