Ronaldo nuk luan në ndeshjen kundër Gabonit
Lisbonë, 14 nëntor - Seleksionuesi i Përfaqësueses së Portugalisë, Paulo Bento, ka marrë një lajm të keq, pasi nuk do ta ketë në dispozicion kapitenin Cristiano Ronaldo për ndeshjen miqësore kundër Gabonit, njoftojnë mediumet e huaja të hënën.
Portugalia, të mërkurën, luan kundër Gabonit, ndërsa Ronaldo pësoi lëndim të syrit në ndeshjen kampionale që Reali e fitoi 2:1 në udhëtim ndaj Levantes, të dielën.
Për shkak të këtij dëmtimi, ai nuk u aktivizua fare në pjesëlojën e dytë, kurse te Reali frikësohen se ai duhet të pauzojë një kohë më të gjatë.
\"Një pjesën e parë Ronaldo nuk ishte në gjendje të shihte mirë vetëm me njërin sy, ndërsa pas përfundimit të saj, ai u ankua për problemin e njëjtë edhe me syrin tjetër\", ka thënë Mourinho.
\"Ai nuk është në gjendje të luajë njëherë dhe do t\'i kryejë edhe disa teste të tjera\".