Ronaldo: Nuk jam i lumtur në Real
Madrid, 3 shtator - Jo vetëm lëndimi i Cristiano Ronaldos i ka shqetësuar tifozët e Real Madridit pas ndeshjes me Granadën. Ylli portugez nuk festoi golin e parë në këtë ndeshje duke lënë prapa kësaj një dilemë, pa ditur dikush ndonjë arsye për këtë.
Sipas mediave spanjolle Ronaldo më nuk është duke e dashur Real Madridin, gjë të cilën i\'a ka thënë edhe Florentino Perezit. CR7 pati një arsye të cilën nuk e tregoi deri në fund për mosfestimin e golit.
Nuk ka të bëjë me Iniestan dhe çmimin e fituar nga ai. Nuk kam festuar sepse jam i trishtuar. Njerëzit në skuadër e dinë këtë, nuk dua të tregoi më tepër deklaroi Ronaldo.
Burime brenda skuadrës së Real Madridit, pohojnë se Ronaldo ka pasur një bisedë dje me Florentino Perezin dhe Jose Angel Sanchez.
Gjatë kësaj bisede, Ronaldo i ka thënë drejtuesve të skuadrës së dëshiron të rinegociojë për kontratë pasi që është duke e menduar largimin nga futbolli spanjoll dhe skuadra e Real Madridit.