Ronaldo: Nuk ia vlen të flas për Jose Mourinho
Madrid, 15 gusht - Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka shprehur mërzitjen e tij ndaj ish-trajnerit Jose Mourinho, duke thënë se ai nuk dëshiron të flasë fare për atë person.
Ronaldo, i cili shpëtoi Portugalinë nga humbja në sfidën miqësore ndaj Holandës, është shprehur pas ndeshjes për formën e tij dhe për trajnerin portugez.
Mourinho? Nuk do të flas për atë person. Nuk ia vlen. Më falni, por nuk do të flas për të.
Më pëqen që të punoj me Ancelottin. Ai është një njeri i drejtë dhe trajner i madh. Jam i lumtur për formën që po kaloj dhe kënaqem kur i shënoj të gjitha skuadrave kundërshtare, ka përfunduar ylli portugez.