21 Prill 2025

Ronaldo: Mourinho më i miri në botë

Madrid, 13 shkurt - Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka deklaruar se Jose Mourinho është trajneri më i mirë në botë, ndërsa ka thënë se Mbretërit nuk do ta mbyllin këtë sezon pa trofe.

“Unë konsideroj se Mourinho është trajneri më i mirë në botë. Titujt të cilët i ka fituar dëshmojnë përvojën e tij. Ai është një fitues i lindur dhe gjithçka është e lehtë me të”.

“Unë luaj për klubin më të mirë në botë dhe kam bashkëlojtarët më të mirë në botë. Ne nuk duhet të mendojmë se e kemi humbur Kampionatin. Ne duhet të besojmë se është vështirë të fitohet, por që është e mundur”.

“Duhet të luftojmë deri në fund. Barcelona është shumë e fortë, por të tillë jemi edhe ne. Ne do të luftojmë”.

“Mendoj se do ta fitojmë finalen e Kupës së Mbretit. Duhet të mendojmë se do ta bëjmë këtë, më mirë të qëndrojmë në shtëpi nëse nuk mendojmë kështu. Barcelona është skuadër e shkëlqyer, por ne do të bëjmë gjithçka për ta fituar Kupën”, ka deklaruar Ronaldo për Antena 3.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)