Ronaldo lidh kontratë të re me Realin
Madrid, 12 tetor - Kristiano Ronaldo tashmë nuk ka pse të jetë i mërzitur pasi ka arritur të zgjidhë çështjen e pagës.
Lojtari i Real Madrid do të përfitojë me kontratën e re e cila e mban të lidhur me ketë ekip deri në vitin 2017, 15 milionë euro në vit.
Kontrata e mëparshme e Ronaldos skadonte në vitin 2015 dhe ai përfitonte në vit 10 milionë euro.
Me këtë kontratë të re, ish-ylli i Mançester Junajtit, bëhet lojtari i dytë në botë më i paguar pas sulmuesit të Anzhit, Samuel Eto, i cili merr 20 milionë euro. Ai lë pas sulmuesin e PSG-së, Zlatan Ibrahimoviç, i cili merr 14.5 milionë euro në vit nga klubin francez.
Lajmi për këtë kontratë të re pritet të konfirmohet zyrtarisht pas ndeshjeve ndërkombëtare për eliminatoret e botërorit Brazil 2014.
Prej javësh Ronaldo shfaqej i mërzitur për shkak se të ardhurat e tij kishin nënë nga ndryshimet e taksimit në Spanjë. 27-vjeçari tani do të jetë më i qetë pasi nga 190 mijë euro të javë tani do të marrë 285 mijë.