Ronaldo ka pësuar një lëndim
Lisbonë, 5 tetor - Stafi mjekësor i Portugalisë ka konfirmuar se sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka pësuar një lëndim para ndeshjes kruciale kualifikuese në shtëpi ndaj Irlandës që zhvillohet më 7 tetor.
26 vjeçari nuk mori pjesë në seancën kryesore stërvitore të kombëtares portugeze pas lëndimit të pësuar në legen ndaj Espanyolit, që duket se do tia pamundësojë atij participimin në ndeshjet vendimtare për vendin e tij.
Cristiano ka një problem të vogël në legen, por ne kemi marrë nën kontroll situatën. Ka gjasa që ai edhe të luajë të premtën, theksoi për Marca mjeku Henrique Jones.