12 Janar 2025

Ronaldo i refuzon ofertat nga City, PSG dhe Monaco

Madrid, 1 gusht - Cristiano Ronaldo i ka refuzuar tri oferta të majme gjatë kësaj vere. Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Monaco duket se kanë trokitur në dyert e Real Madridit, por ky klub as që ka dashur t’ia dijë.

Sipas ish presidentit të ‘Los Blancos’, Ramon Calderon, ylli portugez preferon të qëndrojë në Santiago Bernabeu, por me kusht që i rritet rroga.

“E di se Ronaldo nuk është i kënaqur me atë se si sillet presidenti i klubit. Ai kërkon 20 milionë euro të pastra në vit, e cila do të jetë e vështirë për Realin që ta pranojë. Mendoj se presidenti është i përgatitur nëse merr një përgjigje negative nga Cristiano. Ky është mendimi im”, theksoi Calderon.

“Ai ka frikë që Cristiano për një moment do të thotë: Nuk dua të vazhdoj. Ky do të ishte një lajm tronditës për Realin. Unë dua ta shoh atë duke e përfunduar karrierën në Real, por situata është e vështirë. Ta shohim në javët apo muajt e ardhshëm, nëse mund të zgjidhet kjo situatë dhe që ai të mbetet në Madrid”, vazhdoi Calderon.

Ndërkohë, e përditshmja spanjolle ABC shkruan se Perez ka arritur marrëveshje me Ronaldon për një kontratë deri në vitin 2018, e cila mund të nënshkruhet gjatë muajit gusht.

Sigurisht, atij do t’i rritet dukshëm paga vjetore. Monaco dhe City duket se ia kanë ofruar një rrogë prej 15 milionë eurosh, kurse PSG ia ka bërë një ofertë të jashtëzakonshme prej 19 milionë eurosh në vit.

Ndërkohë, mediat spanjolle shkruajnë se Perez po i bën presion Tottenhamit për ta marrë Gareth Balen pasi frikësohet se mos po e humb Ronaldon gjatë kësaj vere.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)