Ronaldo i kënaqur me sezonin e parë në Madrid
Madrid, 13 maj - Në Madrid jam i lumtur dhe shokët në skuader me kanë ndihmuar shumë. Ne do të luftojme deri në fund dhe kam besim se sezonet e ardhshem do të jenë te suksesshem për ne. Te fituarit në ketë sezon ëshë shumë i veshtirë, por në futboll mund të ndodh gjithçka, pohoi Kristiano Ronaldo. Matematikisht mundesia eshte dhe na duhet te shpresojme.
Per portugezin 25-vjecar momenti me i keq ishte eliminimi ne turin e dyte te liges se kampioneve nga Lion: Ishte gje e keqe, shume e keqe, por duhen patur parasysh dhe rrethanat. Ne skuader kishin ardhur shume futbolliste te rinj, ajo po rindertohej nen drejtimin e nje tekniku te ri. Me kujtohen dy vitet e para me Mançester Junajtid, nuk fituam asgje dhe pastaj triumfuam ne ligen e kampioneve.
Kristiano Ronaldo vlereson shume teknikun e Interit, Murinjoo, megjithate votebeson Manuel Pelegrinin: Nje teknik qe ka fituar shume meriton respekt, por dua te vleresoje dhe punen e Pelegrinit.