Ronaldo i hidhëruar në vetvete
Madrid, 14 qershor - Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se ai ishte i nervozuar në vetveten pas dështimit fatal ndaj Danimarkës që ka mundur ti kushtojë me mos kualifikim Portugalisë.
Po, isha i nervozuar pasi humba rastin. Unë kam mundur të bëj më shumë me rastet që kam pasur, por gjëja e rëndësishme është se ne jemi ende në garë. Tani duhet ta fitojmë ndeshjen tjetër.
Kur ne ishim duke fituar 2:0, ne kemi menduar se ndeshja mbaroi. Ne është dashur të shënojmë një gol të tretë. Ne kemi pasur shumë vështirësi në fund, por e kemi pasur fatin që na mungoi ndaj Gjermanisë, ka thënë Ronaldo.