Ronaldo do të largohet nga Real Madrid

Lisbonë, 18 qershor - Sipas gazetës portugeze A Bola, Cristiano Ronaldo e ka marrë vendimin për të lënë galaktikët këtë verë, pas ankesës së prokurorit, e cila e akuzon atë për shpërdorimin e 14.7 milionë eurove, që nuk kanë përfunduar në thesar, por ka bërë evazion.
Lajmi ka rënë si bombë te Real Madridi. Sipas gazetës portugeze A Bola, Cristiano Ronaldo e ka marrë vendimin për të lënë galaktikët këtë verë, pas ankesës së prokurorit, e cila e akuzon atë për shpërdorimin e 14,7 milionë eurove, që nuk kanë përfunduar në thesar, por ka bërë evazion fiskal.
Gazeta portugeze ka thënë që pavarësisht se publikisht Cristiano ka shprehur ndërgjegje të pastër, ai është i lodhur me hetimin e thesarit spanjoll.
Kjo është arsyeja pse ai e ka manifestuar tashmë te presidenti Florentino Perez vendimin e pakthyeshëm për tu larguar nga Spanja.
Cristiano Ronaldo është i përqendruar në këto ditë te kombëtarja e Portugalisë, me të cilën është duke u përgatitur për Kupën e Konfederatave, që do të mbahet në Rusi nga e shtuna e 17 qershorit.