Ronaldo do ta braktisë Real Madridin
Madrid, 17 nëntor - Udhëtimi i Crsitiano Ronaldos në Portugali ka bërë që mediet e atij vendi të zbulojnë detaje për të ardhmen e tij, duke shkruar se Ronaldo është duke kaluar sezonin e fundit në Real Madrid.
Ky lajm ka qarkulluar në të gjitha mediet portugeze, ndërsa është transmetuar edhe në mediet spanjolle. Situata e fundit në Real ka bërë që Ronaldo të bindet për largimin e tij nga galaktikët.
Ronaldo është tejet i pakënaqur me reagimin e Realit për lëndimin e pësuar në ndeshjen ndaj Levantes. Sipas Ronaldos, klubi nuk ka reaguar për këtë, ndërsa nuk e ka mbrojtur as Pepen nga shpifjet e lojtarëve të Levantes, transmeton IO.
Ronaldo thuhet se është i sigurt tani se Messi mund të fitojë Topin e Artë, gjë që, sipas tij, është një faj i Real Madridit. Ylli portugez mendon se sikur Reali të ishte më kompakt për të, ai do të ishte favorit për këtë çmim.
Edhe lënia zvarrë e kontratës së tij është një problem që po e mundon portugezin. Sipas medieve portugeze, Ronaldo do të largohet sigurt në fund të këtij edicioni.