Ronaldo braktis Portugalinë
Lisbonë, 4 tetor - Cristiano Ronaldo do të mungojë edhe në ndeshjet e ardhshme së përfaqësueses portugeze.
Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja luzitane ‘Record’, sipas së cilës, kapiteni i kësaj skuadre e mori vendimin për të mos luajtur me kombëtaren e tij pas një diskutimi me presidentin e federatës Portugeze të futbollit dhe trajnerin Fernando Santos.
Sulmuesi i Juventusit nuk do të grumbullohet për sfidën e 11 tetorit kundër Polonisë për Nations League dhe miqësoren me Skocinë në 14 tetor, por ai mund të mos jetë as në ndeshjen e 17 nëntorit në “San Siro” kundër Italisë dhe në atë pasuese ndaj Polonisë, të dyja për Ligën e Kombeve.
Sipas ‘Record’, Cristiano Ronaldo që mungoi edhe në ndeshjet e muajit shtator të Portugalisë, nuk ka ndërmend të tërhiqet nga përfaqësuesja e vendit të tij.