Ronaldo bëhet golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave
Gjenevë, 4 janar - Cristiano Ronaldo tejkaloi brazilianin Pele me golin e tij të 758-të për t'u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e futbollit.
UEFA ka bërë të ditur se sulmuesi çeko-austriak Josef Bican është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 805 gola në karrierë.
Ylli portugez shënoi dy gola për Juventusin në fitoren e mbrëmshme 4-1 kundër skuadrës Udinese.
Për Juventusin shënuan edhe Federico Chiesa dhe Paulo Dybala, ndërsa Marvin Zeegelaar shënoi golin e vetëm për skuadrën Udinese.
Juventus me këtë fitore radhitet e 5-ta në kampionatin italian me 27 pikë dhe është 10 pikë pas Milanit që ndodhet në vendin e parë.