Ronaldinhos i trefishohet rroga
Rio de Zhenerio, 8 nëntor - Ronaldinho po e vazhdon ‘muajin e mjaltit’ me Atletico Mineiron, që për ta mbajtur atë në ekip edhe në vitin 2013 duket të jetë i gatshëm t’ia trefishojë rrogën.
E përditshmja braziliane UOL Esporte shkruan se presidenti i klubit brazilian nga Belo Horizonte, Alexandre Kalil, po mendon që t’ia ofrojë futbollistit brazilian 350 mijë euro në muaj karshi 115 mijë sa merr në kontratën gjashtëmuajshe që e kishte nënshkruar në muajin qershor, pasi u largua nga Flamengo.
Atletico po e studion mundësinë që në kontratën e re t’i përfshijë edhe disa bonoset për ish futbollistin e Paris Saint Germainit, Barcelonës dhe Milanit.