Ronaldinho vazhdon marrëveshjen me Milanin
Milano, 14 prill - Ronaldinho ka arritur marrëveshje verbale për të vazhduar marrëveshjen me Milanin deri në vitin 2014, shkruan Gazzetta dello Sport.
Milani dëshiron ta mbajë në San Siro, Ronaldinhon, i cili pati një sezon të kënaqshëm, por edhe më tej ata qëndrojnë në atë se ai duhet të pranojë ulje të pagës për 25%.
Ronaldinho do të nënshkruante marrëveshjen, por vetëm nëse Milani qëndron në pozitën e tretë të tabelës dhe siguron pjesëmarrje direkt në Ligën e Kampionëve.
Këto lajme vijnë pas informatave të fundit që thonë se vëllai i lojtarit, i cili është edhe agjent i tij, ka pasur biseda për një ofertë nga Manchester City.
Sido që të jetë, duket se braziliani është i gatshëm ta refuzojë Cityn dhe të vazhdojë në Milan. Sipas Gazzetta dello Sport, Ronaldinho do të luajë në Milan edhe në katër vitet e ardhshme, pas të cilëve do të rikthehet në Brazil për ta përfunduar karrierën.