Ronaldinho të largohet bashkë me Leonardon
Milano, 6 maj - Ronaldinho tashmë është duke e menduar dy herë mundësinë për të qëndruar në Milanello, pasi që shumë lehtë ai mund të largohet.
E ardhmja e Leonardos është vënë në peshore javëve të fundit dhe si pasojë bisedimet e Ronaldinhos për një rinovim të kontratës mund të bien në ujë nëse Leonardo largohet.
La Gazzeta dello Sport spekulon se Ronaldinho do të ndiqte hapat e bashkëkombësit të tij, arsye për të cilën Ronaldinho dëshiron që Leonardo të mbetet në pankinën rosonere.